Festivali Nderkombetare i Folklorit Burimor DUFLLA 2021 qe u mbajt me 23, 24 dhe 25 korrik 2021 solli freski kulturore duke bashkuar mbi 500 artist ne skenen e hapur te fshatit Rashce – komuna e Sarajit.
Ne edicionin e 5-te ketij festivali pjesemarres ishin ansamble dhe grupe te ndryshme nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqiperia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Rumania dhe Turqia.
Cmimi i publikut shkoi per ansamblin boshnjak LILJAN ndersa valltarja me e mire e festivalit u shpall Adisa Kasami nga Ansambli Drita e Dervenit – Maqedonia e Veriut, poashtu ky ansambel u shperblye dhe per koreografine me te mire. Pika me autentike e festivalit shkoi per Shpresa K. Cela nga grupi i Terrbacit – Vlore, ndersa Rapsodi me i mire u shpall Nazmi Ajdari nga Vitia e Kosoves, valltari me i mire veterani Ali Beqiraj nga Dinoshi – Mali i Zi. Kengetari me autentik i festivali u shpall Kadri Gjureci ndersa grupi folklorik me i kompletuar Ansambli Jonuz Ramadani nga Kosova. Cmimi i kryetarit te komunes shkoi per grupin boshnjak Divanhana ndersa cmimi i 3-te Koha Dinosh – Mali i Zi, cmimi i 2-te Jonuz Ramadani – Kosove, cmimi i 1-re Shqiponjat e Terrbacit – Shqiperi. Cmimin e madh te festivalit Grand Prix Duflla 2021 e fitoi Ansambli Danubius nga Rumania.